Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Asimi tregon: “E kam pyetur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kunutit, i cili më ka thënë: - Po, ka pasur kunut (në kohën e Pejgamberit ﷺ). - Para apo pas rukusë? - e pyeta. - Para saj, - iu përgjigj Enesi. - Filani më ka treguar se ti ke thënë: “Pas rukusë,” - i thashë. - Ka gënjyer. I Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë kunut pas rukusë vetëm një muaj. Pati dërguar përafërsisht shtatëdhjetë burra, që quheshin hafëzët , te një fis idhujtarësh, të cilët kishin pasur marrëveshje paqeje me të Dërguarin e Allahut ﷺ (por idhujtarët tradhtuan dhe i vranë të gjithë delegatët). Andaj, i Dërguari i Allahut ﷺ pati bërë kunut një muaj rresht, duke u lutur kundër tyre (idhujtarëve), - tha Enesi.
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ قَالَ: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ قَالَ: سَأَلْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ عَنِ الْقُنُوتِ،. فَقَالَ: قَدْ كَانَ الْقُنُوتُ. قُلْتُ: قَبْلَ الرُّكُوعِ أَوْ بَعْدَهُ؟ قَالَ: قَبْلَهُ. قَالَ: فَإِنَّ فُلاَنًا أَخْبَرَنِي عَنْكَ أَنَّكَ قُلْتَ بَعْدَ الرُّكُوعِ. فَقَالَ: كَذَبَ، إِنَّمَا قَنَتَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَعْدَ الرُّكُوعِ شَهْرًا - أُرَاهُ - كَانَ بَعَثَ قَوْمًا يُقَالُ لَهُمُ: الْقُرَّاءُ زُهَاءَ سَبْعِينَ رَجُلاً إِلَى قَوْمٍ مِنَ الْمُشْرِكِينَ دُونَ أُولَئِكَ، وَكَانَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَهْدٌ فَقَنَتَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ شَهْرًا يَدْعُو عَلَيْهِمْ.