Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e ngrinte kokën (nga rukuja) në rekatin e fundit, thoshte: “O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah, shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah, ndëshkoje fisin mudar me dënim të ashpër ! O Allah, shndërroja këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!” Ai po ashtu ka thënë: “Allahu e faltë gifarin (fis) ! Allahu e shpëtoftë eslemin (fis) !” Ibn Ebu Zinadi përcjell nga babai i tij: “Tërë kjo ishte në namazin e sabahut.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا مُغِيرَةُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرَّكْعَةِ الآخِرَةِ يَقُولُظ: "اللَّهُمَّ أَنْجِ عَيَّاشَ بْنَ أَبِي رَبِيعَةَ، اللَّهُمَّ أَنْجِ سَلَمَةَ بْنَ هِشَامٍ، اللَّهُمَّ أَنْجِ الْوَلِيدَ بْنَ الْوَلِيدِ، اللَّهُمَّ أَنْجِ الْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ، اللَّهُمَّ اشْدُدْ وَطْأَتَكَ عَلَى مُضَرَ، اللَّهُمَّ اجْعَلْهَا سِنِينَ كَسِنِي يُوسُفَ!" وَأَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "غِفَارُ غَفَرَ اللَّهُ لَهَا، وَأَسْلَمُ سَالَمَهَا اللَّهُ". قَالَ ابْنُ أَبِي الزِّنَادِ عَنْ أَبِيهِ: هَذَا كُلُّهُ فِي الصُّبْحِ.