Sahihu i Buhariut — Hadithi 1009

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Omer ibn Hamzai ka thënë: Na ka treguar Salimi, e ky nga babai i tij, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndonjëherë, kur e shikoja fytyrën e Pejgamberit ﷺ teksa kërkonte shi dhe nuk zbriste (nga minberi) veçse ullukët ishin mbushur me ujë, atëherë më kujtohej poezia (e Ebu Talibit): I shndritshëm, me fytyrën e tij edhe retë lëshojnë shi, Ushqen jetimët dhe vejushat i merr në kujdestari.”

Arabisht

وَقَالَ عُمَرُ بْنُ حَمْزَةَ حَدَّثَنَا سَالِمٌ، عَنْ أَبِيهِ، رُبَّمَا ذَكَرْتُ قَوْلَ الشَّاعِرِ وَأَنَا أَنْظُرُ، إِلَى وَجْهِ النَّبِيِّ ﷺ يَسْتَسْقِي، فَمَا يَنْزِلُ حَتَّى يَجِيشَ كُلُّ مِيزَابٍ. وَأَبْيَضَ يُسْتَسْقَى الْغَمَامُ بِوَجْهِهِ، ثِمَالَ الْيَتَامَى عِصْمَةً لِلأَرَامِلِ. وَهُوَ قَوْلُ أَبِي طَالِبٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1009