Sahihu i Buhariut — Hadithi 1018

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasen ibn Bishri na ka thënë: Na ka treguar Muafa ibn Imrani, e ky nga Evzaiu, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë iu ankua Pejgamberit ﷺ se po u shkatërroheshin pasuritë dhe familjet po vuanin. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e luti Allahun për të çuar shi. (Is'hak ibn Abdullahu thotë se Enesi, në hadithin e tij) nuk ka përmendur se Pejgamberi ﷺ e ka veshur ridanë mbrapsht ose se është drejtuar nga kibla.

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ بِشْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مُعَافَى بْنُ عِمْرَانَ، عَنِ الأَوْزَاعِيِّ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ: أَنَّ رَجُلاً، شَكَا إِلَى النَّبِيِّ ﷺ هَلاَكَ الْمَالِ وَجَهْدَ الْعِيَالِ، فَدَعَا اللَّهَ يَسْتَسْقِي. وَلَمْ يَذْكُرْ أَنَّهُ حَوَّلَ رِدَاءَهُ وَلاَ اسْتَقْبَلَ الْقِبْلَةَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1018