Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemiri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: - U shkatërruan bagëtitë dhe rrugët u djerruan, andaj lute Allahun (që të na çojë shi)! Pejgamberi ﷺ e luti Allahun, e në atë rast ra shi prej së premtes deri në të premten tjetër. Pastaj (xhumanë tjetër), erdhi dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, shtëpitë u shkatërruan, jemi ngujuar dhe ngordhi bagëtia (lute Allahun që ta ndalë shiun)! Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, çoje nëpër kodra e kodrina, nëpër ara e lugina!” Retë u tërhoqën prej Medinës, ashtu siç zhvishet rroba (prej trupit).”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ شَرِيكِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي نَمِرٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ أَنَّهُ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَلَكَتِ الْمَوَاشِي، وَتَقَطَّعَتِ السُّبُلُ، فَادْعُ اللَّهَ. فَدَعَا اللَّهَ، فَمُطِرْنَا مِنَ الْجُمُعَةِ إِلَى الْجُمُعَةِ. فَجَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! تَهَدَّمَتِ الْبُيُوتُ وَتَقَطَّعَتِ السُّبُلُ وَهَلَكَتِ الْمَوَاشِي. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اللَّهُمَّ عَلَى ظُهُورِ الْجِبَالِ وَالآكَامِ وَبُطُونِ الأَوْدِيَةِ وَمَنَابِتِ الشَّجَرِ". فَانْجَابَتْ عَنِ الْمَدِينَةِ انْجِيَابَ الثَّوْبِ.