Sahihu i Buhariut — Hadithi 1027

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, se ky e ka dëgjuar Abad ibn Temimin, e ky nga xhaxhai i tij se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ doli në namazgjah për namazin e shiut. U drejtua nga kibla, i fali dy rekate dhe e ktheu ridanë mbrapsht. Sufjani ka thënë: “Më ka rrëfyer Mesudi se Ebu Bekri i ka treguar: “Vendosi anën e djathtë të ridasë së tij mbi supin e majtë (dhe anasjelltas).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ: سَمِعَ عَبَّادَ بْنَ تَمِيمٍ، عَنْ عَمِّهِ قَالَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى الْمُصَلَّى يَسْتَسْقِي، وَاسْتَقْبَلَ الْقِبْلَةَ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ، وَقَلَبَ رِدَاءَهُ. قَالَ سُفْيَانُ: فَأَخْبَرَنِي الْمَسْعُودِيُّ عَنْ أَبِي بَكْرٍ قَالَ: جَعَلَ الْيَمِينَ عَلَى الشِّمَالِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1027