Sahihu i Buhariut — Hadithi 1028

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Muhamedi, e këtij i ka rrëfyer Abad ibn Temimi se Abdullah ibn Zejd Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ doli në namazgjah për ta falur namazin (e shiut). Kur u lut, - ose ka thënë: zuri të lutej, - u drejtua nga kibla dhe e ktheu ridanë së mbrapshti. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Abdullah ibn Zejdi në këtë hadith është nga fisi mazin, ndërsa ai (transmetuesi) paraprak (që është përmendur në nënkapitullin: “Duaja në rast të kërkimit të shiut duke qëndruar në këmbë), është Abdullah ibn Jezidi, nga qyteti i Kufes.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو بَكْرِ بْنُ مُحَمَّدٍ، أَنَّ عَبَّادَ بْنَ تَمِيمٍ: أَخْبَرَهُ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ زَيْدٍ الأَنْصَارِيَّ أَخْبَرَهُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ خَرَجَ إِلَى الْمُصَلَّى يُصَلِّي، وَأَنَّهُ لَمَّا دَعَا - أَوْ أَرَادَ أَنْ يَدْعُوَ - اسْتَقْبَلَ الْقِبْلَةَ وَحَوَّلَ رِدَاءَهُ‏.‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: ابْنُ زَيْدٍ هَذَا مَازِنِيٌّ، وَالأَوَّلُ كُوفِيٌّ هُوَ ابْنُ يَزِيدَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1028