Sahihu i Buhariut — Hadithi 1029

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ejub ibn Sulejmani ka thënë: Më ka treguar Ebu Bekër ibn Ebu Uvejsi, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka thënë Jahja ibn Seidi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ ditën e premte dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut! Bagëtitë veç sa s'kanë ngordhur, familjet janë të uritura e mbaruan njerëzit. I Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart për t'u lutur. Edhe njerëzit, së bashku me Pejgamberin ﷺ, i ngritën duart për t'u lutur. Akoma pa dalë prej xhamisë, zuri të binte shi, i cili vazhdoi deri në xhumanë e ardhshme. Sërish, personi i njëjtë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Njerëzit nuk po mund të udhëtojnë dhe rrugët janë bllokuar.

Arabisht

قَالَ أَيُّوبُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنِي أَبُو بَكْرِ بْنُ أَبِي أُوَيْسٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ بِلاَلٍ قَالَ: يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ قَالَ: أَتَى رَجُلٌ أَعْرَابِيٌّ مِنْ أَهْلِ الْبَدْوِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ الْجُمُعَةِ. فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَلَكَتِ الْمَاشِيَةُ هَلَكَ الْعِيَالُ هَلَكَ النَّاسُ. فَرَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَيْهِ يَدْعُو، وَرَفَعَ النَّاسُ أَيْدِيَهُمْ مَعَهُ يَدْعُونَ قَالَ: فَمَا خَرَجْنَا مِنَ الْمَسْجِدِ حَتَّى مُطِرْنَا، فَمَا زِلْنَا نُمْطَرُ حَتَّى كَانَتِ الْجُمُعَةُ الأُخْرَى. فَأَتَى الرَّجُلُ إِلَى نَبِيِّ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! بَشِقَ الْمُسَافِرُ، وَمُنِعَ الطَّرِيقُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1029