{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1033",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1033",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1033",
  "text": "Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talha Ensariu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, njerëzit i goditi një thatësirë. Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar ditën e premte, një beduin u ngrit dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar pasuritë dhe janë uritur familjet, andaj lute Allahun të na çojë shi! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart (dhe u lut). Edhe pse në fillim në qiell nuk kishte asnjë re, (pas duasë) retë u tubuan sikurse vargmalet. Dhe, akoma pa zbritur Pejgamberi ﷺ nga minberi, shiu shkonte rrëke nëpër mjekrën e tij ﷺ. Atë ditë, ra shi në vazhdimësi, po ashtu edhe të nesërmen, të pasnesërmen dhe pas saj, deri në xhumanë vijuese. I njëjti beduin, ose dikush tjetër, u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Na janë shkatërruar shtëpitë dhe po fundoset pasuria, andaj lute Allahun për ne! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo mbi ne!” Dhe, sa herë që bënte me dorë drejt një pjese të reve, shpërndaheshin tutje, saqë Medina (qielli i saj) u bë si një vrimë e madhe, ndërsa lugina Kanat rrodhi një muaj rresht. Çdokush që vinte, fliste për shiun me bollëk.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i shiut",
    "position": 15,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/15/kerkimi-i-shiut"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1033",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْمُبَارَكِ قَالَ: أَخْبَرَنَا الأَوْزَاعِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ الأَنْصَارِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ قَالَ: أَصَابَتِ النَّاسَ سَنَةٌ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَبَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَخْطُبُ عَلَى الْمِنْبَرِ يَوْمَ الْجُمُعَةِ قَامَ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَلَكَ الْمَالُ وَجَاعَ الْعِيَالُ، فَادْعُ اللَّهَ لَنَا أَنْ يَسْقِيَنَا. قَالَ: فَرَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَيْهِ، وَمَا فِي السَّمَاءِ قَزَعَةٌ قَالَ: فَثَارَ سَحَابٌ أَمْثَالُ الْجِبَالِ، ثُمَّ لَمْ يَنْزِلْ عَنْ مِنْبَرِهِ حَتَّى رَأَيْتُ الْمَطَرَ يَتَحَادَرُ عَلَى لِحْيَتِهِ. قَالَ: فَمُطِرْنَا يَوْمَنَا ذَلِكَ، وَفِي الْغَدِ وَمِنْ بَعْدِ الْغَدِ وَالَّذِي يَلِيهِ إِلَى الْجُمُعَةِ الأُخْرَى، فَقَامَ ذَلِكَ الأَعْرَابِيُّ أَوْ رَجُلٌ غَيْرُهُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! تَهَدَّمَ الْبِنَاءُ وَغَرِقَ الْمَالُ، فَادْعُ اللَّهَ لَنَا. فَرَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَيْهِ وَقَالَ: \"اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلاَ عَلَيْنَا\". قَالَ: فَمَا جَعَلَ يُشِيرُ بِيَدِهِ إِلَى نَاحِيَةٍ مِنَ السَّمَاءِ إِلاَّ تَفَرَّجَتْ حَتَّى صَارَتِ الْمَدِينَةُ فِي مِثْلِ الْجَوْبَةِ، حَتَّى سَالَ الْوَادِي - وَادِي قَنَاةَ - شَهْرًا. قَالَ: فَلَمْ يَجِئْ أَحَدٌ مِنْ نَاحِيَةٍ إِلاَّ حَدَّثَ بِالْجَوْدِ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talha Ensariu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, njerëzit i goditi një thatësirë. Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar ditën e premte, një beduin u ngrit dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar pasuritë dhe janë uritur familjet, andaj lute Allahun të na çojë shi! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart (dhe u lut). Edhe pse në fillim në qiell nuk kishte asnjë re, (pas duasë) retë u tubuan sikurse vargmalet. Dhe, akoma pa zbritur Pejgamberi ﷺ nga minberi, shiu shkonte rrëke nëpër mjekrën e tij ﷺ. Atë ditë, ra shi në vazhdimësi, po ashtu edhe të nesërmen, të pasnesërmen dhe pas saj, deri në xhumanë vijuese. I njëjti beduin, ose dikush tjetër, u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Na janë shkatërruar shtëpitë dhe po fundoset pasuria, andaj lute Allahun për ne! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo mbi ne!” Dhe, sa herë që bënte me dorë drejt një pjese të reve, shpërndaheshin tutje, saqë Medina (qielli i saj) u bë si një vrimë e madhe, ndërsa lugina Kanat rrodhi një muaj rresht. Çdokush që vinte, fliste për shiun me bollëk.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1033.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1033.json"
  }
}