Sahihu i Buhariut — Hadithi 1036

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur zhduket dituria, shpeshtohen tërmetet, shkurtohet koha, shfaqen fitnet, shpeshtohet herxhi, - që nënkupton vrasjet e shumta, - dhe të ketë pasuri me bollëk, saqë s'ka kush e merr.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ قَالَ: أَخْبَرَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: ‏ ‏"‏لاَ تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى يُقْبَضَ الْعِلْمُ، وَتَكْثُرَ الزَّلاَزِلُ، وَيَتَقَارَبَ الزَّمَانُ، وَتَظْهَرَ الْفِتَنُ، وَيَكْثُرَ الْهَرْجُ - وَهُوَ الْقَتْلُ الْقَتْلُ - حَتَّى يَكْثُرَ فِيكُمُ الْمَالُ فَيَفِيضُ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1036