Sahihu i Buhariut — Hadithi 1038

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas një nate me shi, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije. Me ta kryer, u kthye nga njerëzit dhe tha: - “A e dini ç'tha Zoti juaj?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën të pranishmit. - “Disa robër të Mi më besuan, e disa më mohuan. Ata që thanë: “Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut”, më kanë besuar Mua dhe kanë mohuar yjet (ndikimin e tyre) , kurse ata që thanë: “Ra shi për shkak të pozitës së këtij e atij ylli”, më kanë mohuar Mua e u kanë besuar yjeve”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ أَنَّهُ قَالَ: صَلَّى لَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ صَلاَةَ الصُّبْحِ بِالْحُدَيْبِيَةِ عَلَى إِثْرِ سَمَاءٍ كَانَتْ مِنَ اللَّيْلَةِ، فَلَمَّا انْصَرَفَ النَّبِيُّ ﷺ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ: "هَلْ تَدْرُونَ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ؟" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "أَصْبَحَ مِنْ عِبَادِي مُؤْمِنٌ بِي وَكَافِرٌ، فَأَمَّا مَنْ قَالَ: مُطِرْنَا بِفَضْلِ اللَّهِ وَرَحْمَتِهِ. فَذَلِكَ مُؤْمِنٌ بِي كَافِرٌ بِالْكَوْكَبِ، وَأَمَّا مَنْ قَالَ: مُطِرْنَا بِنَوْءِ كَذَا وَكَذَا. فَذَلِكَ كَافِرٌ بِي مُؤْمِنٌ بِالْكَوْكَبِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1038