{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/104",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/104",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 104",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi se Ebu Shurejhu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Amër ibn Seidit, i cili po i dërgonte forcat ushtarake për në Mekë: “Më lejo të të them diçka, o prijës! Dua të të përcjell një thënie, që i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë një ditë pas Çlirimit të Mekës, fjalë të cilat i kam dëgjuar me veshët e mi, e ka ruajtur zemra ime (e kam kuptuar dhe mbajtur në mend mirë), dhe e kanë parë sytë e mi (Pejgamberin ﷺ) kur e ka thënë atë fjalë. Ai, fillimisht, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Mekën e ka shenjtëruar Allahu, e jo njerëzit. Andaj, nuk i lejohet askujt që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit të derdhë gjak në të e as t'i presë pemët e saj. E, nëse dikush arsyetohet me luftën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në të, thoni: “Këtë Allahu ia ka lejuar vetëm të Dërguarit të Vet, e jo juve.” Mua më është lejuar lufta brenda saj vetëm në një pjesë të ditës e pastaj sërish i është kthyer shenjtëria (ndalesa) , siç ka qenë më herët. Andaj, të pranishmit le t'i lajmërojnë ata që mungojnë.” Dikush i tha Ebu Shurejhut: “Çfarë ka thënë Amri?” Ai tha: “Më ka thënë: “Unë jam më i ditur se ti, o Ebu Shurejh (për këtë çështje): “Meka nuk e mbron mëkatarin, gjakatarin e hajdutin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dituria",
    "position": 3,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/3/dituria"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 104",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Shurejh Adeviu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي سَعِيدٌ، عَنْ أَبِي شُرَيْحٍ أَنَّهُ قَالَ لِعَمْرِو بْنِ سَعِيدٍ - وَهُوَ يَبْعَثُ الْبُعُوثَ إِلَى مَكَّةَ:- ائْذَنْ لِي أَيُّهَا الأَمِيرُ! أُحَدِّثْكَ قَوْلاً قَامَ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ الْغَدَ مِنْ يَوْمِ الْفَتْحِ، سَمِعَتْهُ أُذُنَاىَ وَوَعَاهُ قَلْبِي، وَأَبْصَرَتْهُ عَيْنَاىَ، حِينَ تَكَلَّمَ بِهِ، حَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: \"إِنَّ مَكَّةَ حَرَّمَهَا اللَّهُ، وَلَمْ يُحَرِّمْهَا النَّاسُ، فَلاَ يَحِلُّ لاِمْرِئٍ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ أَنْ يَسْفِكَ بِهَا دَمًا، وَلاَ يَعْضِدَ بِهَا شَجَرَةً، فَإِنْ أَحَدٌ تَرَخَّصَ لِقِتَالِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِيهَا فَقُولُوا: إِنَّ اللَّهَ قَدْ أَذِنَ لِرَسُولِهِ، وَلَمْ يَأْذَنْ لَكُمْ. وَإِنَّمَا أَذِنَ لِي فِيهَا سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ، ثُمَّ عَادَتْ حُرْمَتُهَا الْيَوْمَ كَحُرْمَتِهَا بِالأَمْسِ، وَلْيُبَلِّغِ الشَّاهِدُ الْغَائِبَ\". فَقِيلَ لأَبِي شُرَيْحٍ: مَا قَالَ عَمْرٌو؟ قَالَ: أَنَا أَعْلَمُ مِنْكَ يَا أَبَا شُرَيْحٍ!، إنَّ مَكَّةَ لاَ تُعِيذُ عَاصِيًا، وَلاَ فَارًّا بِدَمٍ، وَلاَ فَارًّا بِخَرْبَةٍ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi se Ebu Shurejhu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Amër ibn Seidit, i cili po i dërgonte forcat ushtarake për në Mekë: “Më lejo të të them diçka, o prijës! Dua të të përcjell një thënie, që i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë një ditë pas Çlirimit të Mekës, fjalë të cilat i kam dëgjuar me veshët e mi, e ka ruajtur zemra ime (e kam kuptuar dhe mbajtur në mend mirë), dhe e kanë parë sytë e mi (Pejgamberin ﷺ) kur e ka thënë atë fjalë. Ai, fillimisht, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Mekën e ka shenjtëruar Allahu, e jo njerëzit. Andaj, nuk i lejohet askujt që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit të derdhë gjak në të e as t'i presë pemët e saj. E, nëse dikush arsyetohet me luftën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në të, thoni: “Këtë Allahu ia ka lejuar vetëm të Dërguarit të Vet, e jo juve.” Mua më është lejuar lufta brenda saj vetëm në një pjesë të ditës e pastaj sërish i është kthyer shenjtëria (ndalesa) , siç ka qenë më herët. Andaj, të pranishmit le t'i lajmërojnë ata që mungojnë.” Dikush i tha Ebu Shurejhut: “Çfarë ka thënë Amri?” Ai tha: “Më ka thënë: “Unë jam më i ditur se ti, o Ebu Shurejh (për këtë çështje): “Meka nuk e mbron mëkatarin, gjakatarin e hajdutin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/104.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/104.json"
  }
}