Sahihu i Buhariut — Hadithi 1040

Eklipsi · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Junusi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u bë eklipsi i Diellit, ishim tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e në atë rast u ngrit me vrull duke e tërhequr ridanë e tij zvarrë dhe shkoi drejt e në xhami. Ne shkuam pas tij. Na i fali dy rekate, derisa Dielli u shfaq sërish (pas eklipsit). Ai tha: “Eklipsi i Diellit dhe Hënës nuk ndodh si pasojë e vdekjes së ndokujt. Nëse i shihni, faluni dhe lutuni derisa të largohen (eklipset) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَوْنٍ قَالَ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ قَالَ: كُنَّا عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَانْكَسَفَتِ الشَّمْسُ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ يَجُرُّ رِدَاءَهُ حَتَّى دَخَلَ الْمَسْجِدَ، فَدَخَلْنَا فَصَلَّى بِنَا رَكْعَتَيْنِ، حَتَّى انْجَلَتِ الشَّمْسُ فَقَالَ ﷺ:‏ ‏"‏إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ لاَ يَنْكَسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ، فَإِذَا رَأَيْتُمُوهُمَا فَصَلُّوا، وَادْعُوا، حَتَّى يُكْشَفَ مَا بِكُمْ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1040