Sahihu i Buhariut — Hadithi 1043

Eklipsi · Transmetuesi: Mugire ibn Shuëbe

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hashim ibn Kasimi, e këtij i ka treguar Shejban Ebu Muaviu, e ky nga Zijad ibn Ilaka se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ditën kur vdiq Ibrahimi (djali i tij ﷺ), ndodhi eklipsi i Diellit, e në atë rast njerëzit thanë: - Eklipsi i Diellit ndodhi si pasojë e vdekjes së Ibrahimit. - “Eklipsi i Diellit dhe Hënës nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Andaj, kur t'i shihni, faluni dhe luteni Allahun!” - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا هَاشِمُ بْنُ الْقَاسِمِ قَالَ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ أَبُو مُعَاوِيَةَ، عَنْ زِيَادِ بْنِ عِلاَقَةَ، عَنِ الْمُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ قَالَ: كَسَفَتِ الشَّمْسُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ مَاتَ إِبْرَاهِيمُ، فَقَالَ النَّاسُ: كَسَفَتِ الشَّمْسُ لِمَوْتِ إِبْرَاهِيمَ‏.‏ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ:‏ ‏"‏إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ لاَ يَنْكَسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ وَلاَ لِحَيَاتِهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمْ فَصَلُّوا وَادْعُوا اللَّهَ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1043