Sahihu i Buhariut — Hadithi 1049

Eklipsi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se një hebreje i vajti për të kërkuar lëmoshë e i tha: - Allahu të ruajttë prej dënimit të varrit! Atëherë, Aishja e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: - A dënohen njerëzit në varret e tyre? - “Allahu më ruajttë prej tij (dënimit në varr) !” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَائِشَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّ يَهُودِيَّةً جَاءَتْ تَسْأَلُهَا فَقَالَتْ لَهَا: أَعَاذَكِ اللَّهُ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ‏.‏ فَسَأَلَتْ عَائِشَةُ - رضى الله عنها - رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَيُعَذَّبُ النَّاسُ فِي قُبُورِهِمْ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "‏عَائِذًا بِاللَّهِ مِنْ ذَلِكَ"‏‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1049