Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ ndodhi eklipsi diellor, u bë thirrje: “Tubohuni për namaz.” Pejgamberi ﷺ i bëri dy ruku në një rekat, pastaj u ngrit dhe i bëri edhe dy ruku të tjera në një rekat. Pastaj qëndroi ulur (në fund të namazit), ndërkohë Dielli u shfaq tërësisht. Aishja tregon: “Asnjëherë nuk kam qëndruar në sexhde më gjatë sesa këtë herë.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو، أَنَّهُ قَالَ: لَمَّا كَسَفَتِ الشَّمْسُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ نُودِيَ إِنَّ الصَّلاَةَ جَامِعَةٌ. فَرَكَعَ النَّبِيُّ ﷺ رَكْعَتَيْنِ فِي سَجْدَةٍ ثُمَّ قَامَ فَرَكَعَ رَكْعَتَيْنِ فِي سَجْدَةٍ، ثُمَّ جَلَسَ، ثُمَّ جُلِّيَ عَنِ الشَّمْسِ. قَالَ: وَقَالَتْ عَائِشَةُ - رضى الله عنها: - مَا سَجَدْتُ سُجُودًا قَطُّ كَانَ أَطْوَلَ مِنْهَا.