{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1052",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1052",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1052",
  "text": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ ndodhi eklipsi diellor, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin (e eklipsit). Qëndroi gjatë në kijam, përafërsisht, aq sa të lexohet surja Bekare, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë. U ngrit dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë, ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën para saj, pastaj ra në sexhde. U ngrit sërish në kijam dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. U ngrit sërish dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. Pastaj ra në sexhde. Me ta kryer, Dielli ishte shfaqur tërësisht, e në atë rast tha: - “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Kur t'i shihni, përmendeni Allahun.” - O i Dërguari i Allahut! Të pamë duke marrë diçka sa qe në namaz, pastaj të pamë duke u tërhequr mbrapa (çfarë ndodhi)? - e pyetën sahabët. - “E pashë Xhenetin dhe u zgjata të kap një kalavesh (rrushi) . Sikur ta merrja, do të kishit ngrënë prej tij derisa të ekzistojë kjo botë. E pashë edhe Zjarrin. Nuk kam parë ndonjëherë pamje më të tmerrshme sesa sot. Po ashtu pashë se banorët më të shumtë të tij (Zjarrit) janë gratë”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - Për ç'arsye, o i Dërguari i Allahut? - e pyetën. - “Për shkak të mohimit të tyre”, - u tha. - E mohojnë Allahun?! - e pyetën shokët e tij. - “E mohojnë përkujdesjen e burrit dhe e mohojnë mirësinë. Edhe nëse je vazhdimisht i mirë me të, po qe se vëren diçka që nuk i pëlqen te ti, thotë: “Kurrë nuk kam parë asnjë të mirë prej teje”, - u tregoi Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Eklipsi",
    "position": 16,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/16/eklipsi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1052",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: انْخَسَفَتِ الشَّمْسُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً نَحْوًا مِنْ قِرَاءَةِ سُورَةِ الْبَقَرَةِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، ثُمَّ رَفَعَ فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً، وَهُوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، وَهُوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ سَجَدَ، ثُمَّ قَامَ قِيَامًا طَوِيلاً وَهُوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، وَهُوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَفَعَ فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً، وَهُوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، وَهُوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ سَجَدَ. ثُمَّ انْصَرَفَ وَقَدْ تَجَلَّتِ الشَّمْسُ، فَقَالَ ﷺ: \"إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، لاَ يَخْسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ وَلاَ لِحَيَاتِهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمْ ذَلِكَ فَاذْكُرُوا اللَّهَ\". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! رَأَيْنَاكَ تَنَاوَلْتَ شَيْئًا فِي مَقَامِكَ، ثُمَّ رَأَيْنَاكَ كَعْكَعْتَ؟ قَالَ ﷺ: \"إِنِّي رَأَيْتُ الْجَنَّةَ، فَتَنَاوَلْتُ مِنْهَا عُنْقُودًا، وَلَوْ أَصَبْتُهُ لأَكَلْتُمْ مِنْهُ مَا بَقِيَتِ الدُّنْيَا، وَأُرِيتُ النَّارَ، فَلَمْ أَرَ مَنْظَرًا كَالْيَوْمِ قَطُّ أَفْظَعَ، وَرَأَيْتُ أَكْثَرَ أَهْلِهَا النِّسَاءَ\". قَالُوا: بِمَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: \"بِكُفْرِهِنَّ\". قِيلَ: يَكْفُرْنَ بِاللَّهِ؟ قَالَ: \"يَكْفُرْنَ الْعَشِيرَ، وَيَكْفُرْنَ الإِحْسَانَ، لَوْ أَحْسَنْتَ إِلَى إِحْدَاهُنَّ الدَّهْرَ كُلَّهُ، ثُمَّ رَأَتْ مِنْكَ شَيْئًا قَالَتْ: مَا رَأَيْتُ مِنْكَ خَيْرًا قَطُّ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ ndodhi eklipsi diellor, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin (e eklipsit). Qëndroi gjatë në kijam, përafërsisht, aq sa të lexohet surja Bekare, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë. U ngrit dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë, ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën para saj, pastaj ra në sexhde. U ngrit sërish në kijam dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. U ngrit sërish dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. Pastaj ra në sexhde. Me ta kryer, Dielli ishte shfaqur tërësisht, e në atë rast tha: - “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Kur t'i shihni, përmendeni Allahun.” - O i Dërguari i Allahut! Të pamë duke marrë diçka sa qe në namaz, pastaj të pamë duke u tërhequr mbrapa (çfarë ndodhi)? - e pyetën sahabët. - “E pashë Xhenetin dhe u zgjata të kap një kalavesh (rrushi) . Sikur ta merrja, do të kishit ngrënë prej tij derisa të ekzistojë kjo botë. E pashë edhe Zjarrin. Nuk kam parë ndonjëherë pamje më të tmerrshme sesa sot. Po ashtu pashë se banorët më të shumtë të tij (Zjarrit) janë gratë”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - Për ç'arsye, o i Dërguari i Allahut? - e pyetën. - “Për shkak të mohimit të tyre”, - u tha. - E mohojnë Allahun?! - e pyetën shokët e tij. - “E mohojnë përkujdesjen e burrit dhe e mohojnë mirësinë. Edhe nëse je vazhdimisht i mirë me të, po qe se vëren diçka që nuk i pëlqen te ti, thotë: “Kurrë nuk kam parë asnjë të mirë prej teje”, - u tregoi Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1052.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1052.json"
  }
}