Sahihu i Buhariut — Hadithi 1060

Eklipsi · Transmetuesi: Mugire ibn Shuëbe

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e këtij i ka treguar Zijad ibn Ilaka se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën kur vdiq Ibrahimi (djali i Pejgamberit ﷺ), u bë eklipsi i Diellit, e në atë rast njerëzit thanë: - Dielli u eklipsua si pasojë e vdekjes së Ibrahimit. - “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Ato nuk eklipsohen si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Andaj, kur t'i shihni, luteni Allahun dhe faluni derisa të largohen (eklipset e tyre) ”, - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ قَالَ: حَدَّثَنَا زَائِدَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا زِيَادُ بْنُ عِلاَقَةَ قَالَ: سَمِعْتُ الْمُغِيرَةَ بْنَ شُعْبَةَ يَقُولُ: انْكَسَفَتِ الشَّمْسُ يَوْمَ مَاتَ إِبْرَاهِيمُ، فَقَالَ النَّاسُ: انْكَسَفَتْ لِمَوْتِ إِبْرَاهِيمَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، لاَ يَنْكَسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ وَلاَ لِحَيَاتِهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمُوهُمَا فَادْعُوا اللَّهَ وَصَلُّوا حَتَّى يَنْجَلِيَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1060