Sahihu i Buhariut — Hadithi 1063

Eklipsi · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u eklipsua Dielli, e në atë rast Pejgamberi ﷺ doli duke e tërhequr xhyben zhvarrë (nga nxitimi), derisa shkoi në xhami. Njerëzit vërshuan mbrapa tij. Ua fali dy rekate, derisa Dielli u shfaq sërish (pas eklipsit). Ai tha: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Ato nuk eklipsohen si pasojë e vdekjes së ndokujt. Kur të ndodhë kjo, faluni dhe lutuni derisa të largohet (eklipsi) .” Kjo, se Pejgamberit ﷺ i kishte vdekur një djalë i quajtur Ibrahim. Njerëzit thoshin se eklipsi ndodhi për shkak të kësaj.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ قَالَ: حَدَّثَنَا يُونُسُ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ قَالَ: خَسَفَتِ الشَّمْسُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَخَرَجَ يَجُرُّ رِدَاءَهُ حَتَّى انْتَهَى إِلَى الْمَسْجِدِ، وَثَابَ النَّاسُ إِلَيْهِ فَصَلَّى بِهِمْ رَكْعَتَيْنِ، فَانْجَلَتِ الشَّمْسُ فَقَالَ:‏ ‏"‏إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، وَإِنَّهُمَا لاَ يَخْسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ، وَإِذَا كَانَ ذَاكَ فَصَلُّوا وَادْعُوا حَتَّى يُكْشَفَ مَا بِكُمْ‏"‏‏‏.‏‏ وَذَاكَ أَنَّ ابْنًا لِلنَّبِيِّ ﷺ مَاتَ، يُقَالُ لَهُ: إِبْرَاهِيمُ، فَقَالَ النَّاسُ فِي ذَاكَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1063