Sahihu i Buhariut — Hadithi 1065

Eklipsi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Mihrani na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Nemiri, e ky e ka dëgjuar Ibn Shihabin, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, gjatë namazit të eklipsit, lexonte Kuranin zëshëm. Kur e kreu leximin, bëri tekbirin dhe ra në ruku. Me t'u ngritur nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh. Rabena ve lekel hamd” (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi , Zoti ynë, Ty të takon falënderimi) , pastaj i kthehej sërish leximit. Namazin e eklipsit e fali dy rekate me katër ruku e katër sexhde.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مِهْرَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ قَالَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ نَمِرٍ: سَمِعَ ابْنَ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - جَهَرَ النَّبِيُّ ﷺ فِي صَلاَةِ الْخُسُوفِ بِقِرَاءَتِهِ، فَإِذَا فَرَغَ مِنْ قِرَاءَتِهِ كَبَّرَ فَرَكَعَ، وَإِذَا رَفَعَ مِنَ الرَّكْعَةِ قَالَ: "سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ". ثُمَّ يُعَاوِدُ الْقِرَاءَةَ فِي صَلاَةِ الْكُسُوفِ، أَرْبَعَ رَكَعَاتٍ فِي رَكْعَتَيْنِ وَأَرْبَعَ سَجَدَاتٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1065