Sahihu i Buhariut — Hadithi 1066

Eklipsi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Evzaiu dhe disa të tjerë kanë thënë: E kemi dëgjuar Zuhriun, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur u eklipsua Dielli, dërgoi dikë për të thirrur: “Tubohuni për namaz! Pastaj doli dhe ua fali dy rekate me katër ruku e katër sexhde.” Velidi (në senedin paraprak) ka thënë: “Na ka lajmëruar Abdurrahman ibn Nemiri se e ka dëgjuar Ibn Shihabin duke e thënë të njëjtën (shprehje, sikurse në hadithin paraprak).” Zuhriu tregon se e ka pyetur Urven: - Çfarë ka vepruar vëllai yt, Abdullah ibn Zubejri?! Ai e fali (namazin e eklipsit) në Medinë, i fali vetëm dy rekate, sikurse të namazit të sabahut. - Ashtu? Nuk ia ka qëlluar Sunetit, - iu përgjigj Urve. Transmetimin e Abdurrahman ibn Nemirit e kanë fuqizuar Sufjan ibn Husejni dhe Sulejman ibn Kethiri nga Zuhriu në (çështjen) e këndimit (të Kuranit) zëshëm (në namazin e eklipsit).

Arabisht

وَقَالَ الأَوْزَاعِيُّ وَغَيْرُهُ: سَمِعْتُ الزُّهْرِيَّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها: - أَنَّ الشَّمْسَ، خَسَفَتْ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَبَعَثَ مُنَادِيًا بِ: الصَّلاَةُ جَامِعَةٌ، فَتَقَدَّمَ فَصَلَّى أَرْبَعَ رَكَعَاتٍ فِي رَكْعَتَيْنِ وَأَرْبَعَ سَجَدَاتٍ‏.‏ قَالَ الوَلِيدُ وَ أَخْبَرَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ نَمِرٍ: سَمِعَ ابْنَ شِهَابٍ مِثْلَهُ‏.‏ قَالَ الزُّهْرِيُّ: فَقُلْتُ: مَا صَنَعَ أَخُوكَ ذَلِكَ، عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الزُّبَيْرِ مَا صَلَّى إِلاَّ رَكْعَتَيْنِ مِثْلَ الصُّبْحِ إِذْ صَلَّى بِالْمَدِينَةِ‏.‏ قَالَ: أَجَلْ، إِنَّهُ أَخْطَأَ السُّنَّةَ‏.‏ تَابَعَهُ سُفْيَانُ بْنُ حُسَيْنٍ وَسُلَيْمَانُ بْنُ كَثِيرٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ فِي الْجَهْرِ‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1066