Sahihu i Buhariut — Hadithi 1067

Sexhdet në Kuran · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Esvedin se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e lexoi suren Nexhm, në Mekë, dhe ra në sexhde (gjatë leximit). Bashkë me të ranë edhe gjithë të pranishmit, përveç një plaku, i cili (duke ironizuar sexhden) mori një grusht me guralecë ose dhé, e ngriti në ballë dhe tha: “Më mjafton kjo. Më pas, e kam parë atë të vrarë si jobesimtar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ قَالَ: سَمِعْتُ الأَسْوَدَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: قَرَأَ النَّبِيُّ ﷺ النَّجْمَ بِمَكَّةَ فَسَجَدَ فِيهَا، وَسَجَدَ مَنْ مَعَهُ، غَيْرَ شَيْخٍ أَخَذَ كَفًّا مِنْ حَصًى أَوْ تُرَابٍ فَرَفَعَهُ إِلَى جَبْهَتِهِ وَقَالَ: يَكْفِينِي هَذَا‏.‏ فَرَأَيْتُهُ بَعْدَ ذَلِكَ قُتِلَ كَافِرًا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1067