Sahihu i Buhariut — Hadithi 1074

Sexhdet në Kuran · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muslimi dhe Muadh ibn Fedale na kanë thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Jahjai se E bu Seleme tregon: “E pashë Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke lexuar suren Inshikak e duke rënë në sexhde (gjatë leximit).” E pyeta: - O Ebu Hurejre, a mos re në sexhde? - Sikur të mos e kisha parë Pejgamberin ﷺ duke rënë, nuk do të kisha rënë as unë (në sexhde), - ma ktheu Ebu Hurejra.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ، وَمُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ، قَالاَ: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ قَالَ: رَأَيْتُ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَرَأَ ﴿إِذَا السَّمَاءُ انْشَقَّتْ﴾ فَسَجَدَ بِهَا فَقُلْتُ: يَا أَبَا هُرَيْرَةَ! أَلَمْ أَرَكَ تَسْجُدُ؟ قَالَ: لَوْ لَمْ أَرَ النَّبِيَّ ﷺ يَسْجُدُ لَمْ أَسْجُدْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1074