Sahihu i Buhariut — Hadithi 1075

Sexhdet në Kuran · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ na lexonte ndonjë sure që përmbante ajet të sexhdes, binte në sexhde, e në atë rast binim në sexhde edhe ne të gjithë, saqë (ndonjëherë) vështirë mund të gjeje vend për ta vendosur ballin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى: عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَقْرَأُ عَلَيْنَا السُّورَةَ فِيهَا السَّجْدَةُ، فَيَسْجُدُ وَنَسْجُدُ، حَتَّى مَا يَجِدُ أَحَدُنَا مَوْضِعَ جَبْهَتِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1075