Sahihu i Buhariut — Hadithi 1080

Shkurtimi i namazit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musa ibn Ismaili ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Asimi dhe Husajni, e këta nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ qëndroi (në udhëtim) nëntëmbëdhjetë ditë duke e shkurtuar namazin. Andaj, kur udhëtojmë (në vend të huaj dhe qëndrojmë atje deri në) nëntëmbëdhjetë ditë, e shkurtojmë namazin. E, nëse qëndrojmë më shumë, atëherë e plotësojmë (namazin).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ عَاصِمٍ، وَحُصَيْنٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ تِسْعَةَ عَشَرَ يَقْصُرُ، فَنَحْنُ إِذَا سَافَرْنَا تِسْعَةَ عَشَرَ قَصَرْنَا، وَإِنْ زِدْنَا أَتْمَمْنَا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1080