Sahihu i Buhariut — Hadithi 1092

Shkurtimi i namazit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Në Muzdelife Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bashkonte akshamin me jacinë. Njëherë, kur e thirrën te gruaja e tij Safije bin Ebu Ubejdi, ai e vonoi namazin (duke nxituar që ta zinte atë të gjallë). I thashë: - Namazi. - Vazhdo! - më tha. - Namazi, - i thashë sërish. - Vazhdo! Eci diku dy-tri milje (përafërsisht katër kilometra), e në atë rast u ndal dhe u fal. Pastaj tha: - Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur kur ndonjë gjë e nguste gjatë udhëtimit. Abdullahu thotë: “Kam parë se Pejgamberi ﷺ, kur nxitonte gjatë udhëtimit, urdhëronte të thirrej ikameti, e falte akshamin tri rekate dhe jepte selam. Pastaj, priste pak (aq sa të kryente disa punë të domosdoshme) dhe urdhëronte të thirrej ikameti, e falte jacinë dy rekate dhe jepte selam. Pas namazit të jacisë nuk falte namaz vullnetar, përveç kur e falte namazin e natës.”

Arabisht

وَزَادَ اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، قَالَ سَالِمٌ: كَانَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما - يَجْمَعُ بَيْنَ الْمَغْرِبِ وَالْعِشَاءِ بِالْمُزْدَلِفَةِ. قَالَ سَالِمٌ: وَأَخَّرَ ابْنُ عُمَرَ الْمَغْرِبَ، وَكَانَ اسْتُصْرِخَ عَلَى امْرَأَتِهِ صَفِيَّةَ بِنْتِ أَبِي عُبَيْدٍ فَقُلْتُ لَهُ: الصَّلاَةُ. فَقَالَ: سِرْ. فَقُلْتُ: لَهُ: الصَّلاَةُ. فَقَالَ: سِرْ. حَتَّى سَارَ مِيلَيْنِ أَوْ ثَلاَثَةً ثُمَّ نَزَلَ فَصَلَّى. ثُمَّ قَالَ: هَكَذَا رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يُصَلِّي إِذَا أَعْجَلَهُ السَّيْرُ. وَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ إِذَا أَعْجَلَهُ السَّيْرُ يُقِيمَ الْمَغْرِبَ، فَيُصَلِّيهَا ثَلاَثًا ثُمَّ يُسَلِّمُ، ثُمَّ قَلَّمَا يَلْبَثُ حَتَّى يُقِيمَ الْعِشَاءَ فَيُصَلِّيَهَا رَكْعَتَيْنِ ثُمَّ يُسَلِّمُ، وَلاَ يُسَبِّحُ بَعْدَ الْعِشَاءِ حَتَّى يَقُومَ مِنْ جَوْفِ اللَّيْلِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1092