Sahihu i Buhariut — Hadithi 1100

Shkurtimi i namazit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ahmed ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Habani, e këtij i ka treguar Hemami se Enes ibn Sirini tregon: “Dolëm për ta pritur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili vinte prej Shamit. Me të u takuam në Ajnu Temër. Ngaqë e pashë duke u falur mbi gomar i drejtuar anash, domethënë, në të majtë të kiblës, i thashë: - Pashë se nuk u fale në drejtim të kiblës. - Sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke vepruar kështu, as unë nuk do të veproja ashtu, - tha Enesi.” (Këtë hadith e transmeton edhe) Ibrahim ibn Tahmani nga Haxhaxhi, e ky nga Enes ibn Sirini, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا حَبَّانُ قَالَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ قَالَ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ سِيرِينَ قَالَ: اسْتَقْبَلْنَا أَنَسًا حِينَ قَدِمَ مِنَ الشَّامِ، فَلَقِينَاهُ بِعَيْنِ التَّمْرِ، فَرَأَيْتُهُ يُصَلِّي عَلَى حِمَارٍ وَوَجْهُهُ مِنْ ذَا الْجَانِبِ، يَعْنِي عَنْ يَسَارِ الْقِبْلَةِ‏.‏ فَقُلْتُ: رَأَيْتُكَ تُصَلِّي لِغَيْرِ الْقِبْلَةِ‏.‏ فَقَالَ: لَوْلاَ أَنِّي رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَعَلَهُ لَمْ أَفْعَلْهُ‏.‏ رَوَاهُ ابْنُ طَهْمَانَ عَنْ حَجَّاجٍ عَنْ أَنَسِ بْنِ سِيرِينَ عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1100