Sahihu i Buhariut — Hadithi 111

Dituria · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Sufjani, e ky nga Mutarrifi, e ky nga Shabiu se Ebu Xhuhajfe tregon se e pyeti Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A posedoni diçka të shkruar (prej Pejgamberit ﷺ)?” Ai tha: “Jo, përveç Librit të Allahut, të kuptuarit (e Kuranit) që i është dhënë ndonjë muslimani dhe kësaj që gjendet (e shkruar) në këtë fletushkë. - E çfarë ka në këtë fletushkë? - i tha Ebu Xhuhajfe. - Rregullat se kur farefisi i dorasit obligohen të shpaguajnë gjakun, lirimin e të burgosurit dhe normën se besimtari nuk mbytet për jobesimtarin, - iu përgjigj Aliu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا وَكِيعٌ، عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ مُطَرِّفٍ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ أَبِي جُحَيْفَةَ قَالَ: قُلْتُ لِعَلِيٍّ: هَلْ عِنْدَكُمْ كِتَابٌ؟ قَالَ: لاَ، إِلاَّ كِتَابُ ​​​​​​​اللَّهِ، أَوْ فَهْمٌ أُعْطِيَهُ رَجُلٌ مُسْلِمٌ، أَوْ مَا فِي هَذِهِ الصَّحِيفَةِ. قَالَ: قُلْتُ: فَمَا فِي هَذِهِ الصَّحِيفَةِ؟ قَالَ: الْعَقْلُ، وَفَكَاكُ الأَسِيرِ، وَلاَ يُقْتَلُ مُسْلِمٌ بِكَافِرٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/111