Sahihu i Buhariut — Hadithi 1111

Shkurtimi i namazit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasan Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Mufadal ibn Fedale, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ nisej për në udhëtim para mesditës, e vononte namazin e drekës deri në kohë të ikindisë, e në atë rast i bashkonte (drekën me ikindinë). E, nëse nisej pas mesditës, fillimisht falte drekën, pastaj nisej.

Arabisht

حَدَّثَنَا حَسَّانُ الْوَاسِطِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا الْمُفَضَّلُ بْنُ فَضَالَةَ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا ارْتَحَلَ قَبْلَ أَنْ تَزِيغَ الشَّمْسُ أَخَّرَ الظُّهْرَ إِلَى وَقْتِ الْعَصْرِ، ثُمَّ يَجْمَعُ بَيْنَهُمَا، وَإِذَا زَاغَتْ صَلَّى الظُّهْرَ ثُمَّ رَكِبَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1111