Sahihu i Buhariut — Hadithi 1116

Shkurtimi i namazit · Transmetuesi: Imran ibn Husajni

Shqip

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Husejn Mualimi, e ky nga Abdullah ibn Burejde se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili vuante nga hemorroidet, - Ebu Mameri një herë tjetër e transmetoi këtë hadith nga Imrani me shprehjen : “E pyeta Pejgamberin ﷺ rreth atij që falet ulur, e në atë rast më tha: “Nëse falet në këmbë është më së miri. E, nëse falet ulur, e ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë. Nëse falet shtrirë, e ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet ulur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ قَالَ: حَدَّثَنَا حُسَيْنٌ الْمُعَلِّمُ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ بُرَيْدَةَ، أَنَّ عِمْرَانَ بْنَ حُصَيْنٍ - وَكَانَ رَجُلاً مَبْسُورًا - وَقَالَ أَبُو مَعْمَرٍ مَرَّةً عَنْ عِمْرَانَ قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ عَنْ صَلاَةِ الرَّجُلِ وَهُوَ قَاعِدٌ فَقَالَ: "مَنْ صَلَّى قَائِمًا فَهْوَ أَفْضَلُ، وَمَنْ صَلَّى قَاعِدًا فَلَهُ نِصْفُ أَجْرِ الْقَائِمِ، وَمَنْ صَلَّى نَائِمًا فَلَهُ نِصْفُ أَجْرِ الْقَاعِدِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1116