{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1121",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1121",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1121",
  "text": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se babai i tij, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur ndokush shihte ndonjë ëndërr sa ishte Pejgamberi ﷺ gjallë, ia rrëfente atij. Unë shpresoja të shihja ndonjë ëndërr për t'ia rrëfyer të Dërguarit të Allahut ﷺ. Në kohën e të Dërguarit të Allahut kam qenë djalë i ri dhe flija në xhami ﷺ. Atëkohë pashë një ëndërr, sikur dy melekë më morën dhe më dërguan në Zjarr, i cili ishte i ndërtuar sikurse bunari dhe kishte dy mbajtës. Ngaqë aty pashë disa njerëz që i njihja, thashë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt Zjarrit!” Atëherë na takoi një melek tjetër, i cili më tha: “Mos u frikëso!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i natës",
    "position": 19,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/19/namazi-i-nates"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1121",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ؛ ‏[ح:] وَحَدَّثَنِي مَحْمُودٌ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَالِمٍ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ الرَّجُلُ فِي حَيَاةِ النَّبِيِّ ﷺ إِذَا رَأَى رُؤْيَا قَصَّهَا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَتَمَنَّيْتُ أَنْ أَرَى رُؤْيَا فَأَقُصَّهَا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَكُنْتُ غُلاَمًا شَابًّا، وَكُنْتُ أَنَامُ فِي الْمَسْجِدِ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَرَأَيْتُ فِي النَّوْمِ كَأَنَّ مَلَكَيْنِ أَخَذَانِي فَذَهَبَا بِي إِلَى النَّارِ فَإِذَا هِيَ مَطْوِيَّةٌ كَطَىِّ الْبِئْرِ، وَإِذَا لَهَا قَرْنَانِ، وَإِذَا فِيهَا أُنَاسٌ قَدْ عَرَفْتُهُمْ فَجَعَلْتُ أَقُولُ: أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ النَّارِ - قَالَ -: فَلَقِيَنَا مَلَكٌ آخَرُ فَقَالَ لِي: لَمْ تُرَعْ‏.‏",
    "albanian": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se babai i tij, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur ndokush shihte ndonjë ëndërr sa ishte Pejgamberi ﷺ gjallë, ia rrëfente atij. Unë shpresoja të shihja ndonjë ëndërr për t'ia rrëfyer të Dërguarit të Allahut ﷺ. Në kohën e të Dërguarit të Allahut kam qenë djalë i ri dhe flija në xhami ﷺ. Atëkohë pashë një ëndërr, sikur dy melekë më morën dhe më dërguan në Zjarr, i cili ishte i ndërtuar sikurse bunari dhe kishte dy mbajtës. Ngaqë aty pashë disa njerëz që i njihja, thashë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt Zjarrit!” Atëherë na takoi një melek tjetër, i cili më tha: “Mos u frikëso!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1121.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1121.json"
  }
}