Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka rrëfyer Husejn ibn Aliu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe Fatimja, bija e Pejgamberit ﷺ, e në atë rast na tha: - “A nuk po faleni?!” - O i Dërguari i Allahut, shpirtrat tanë janë në dorën e Allahut. Nëse dëshiron të na zgjojë, na zgjon, - i thashë unë. Kur e dëgjoi këtë, u largua pa thënë kurrgjë. Pastaj, teksa largohej, godiste kofshën e tij dhe e dëgjova duke thënë: “Por, njeriu është polemizues më tepër se kushdo tjetër.” (Kehf, 54)
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَلِيُّ بْنُ حُسَيْنٍ، أَنَّ حُسَيْنَ بْنَ عَلِيٍّ: أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَلِيَّ بْنَ أَبِي طَالِبٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ طَرَقَهُ وَفَاطِمَةَ بِنْتَ النَّبِيِّ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - لَيْلَةً فَقَالَ: "أَلاَ تُصَلِّيَانِ؟" فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَنْفُسُنَا بِيَدِ اللَّهِ، فَإِذَا شَاءَ أَنْ يَبْعَثَنَا بَعَثَنَا. فَانْصَرَفَ حِينَ قُلْنَا ذَلِكَ وَلَمْ يَرْجِعْ إِلَىَّ شَيْئًا. ثُمَّ سَمِعْتُهُ وَهْوَ مُوَلٍّ يَضْرِبُ فَخِذَهُ وَهْوَ يَقُولُ: " ﴿وَكَانَ الإِنْسَانُ أَكْثَرَ شَىْءٍ جَدَلاً﴾ " . [الكهف: ٥٤]