Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, se këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka rrëfyer Vehb ibn Munebihu, e ky nga vëllai i vet se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Asnjë shok i Pejgamberit ﷺ nuk ka transmetuar hadithe më shumë se unë, përveç Abdullah ibn Amrit, sepse ai shkruante, kurse unë jo.” Transmetimin e Sufjanit e përforcon Mameri nga Hemami, e ky nga Ebu Hurejra.
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا عَمْرٌو قَالَ: أَخْبَرَنِي وَهْبُ بْنُ مُنَبِّهٍ، عَنْ أَخِيهِ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا هُرَيْرَةَ يَقُولُ: مَا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ أَحَدٌ أَكْثَرَ حَدِيثًا عَنْهُ مِنِّي، إِلاَّ مَا كَانَ مِنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو فَإِنَّهُ كَانَ يَكْتُبُ وَلاَ أَكْتُبُ. تَابَعَهُ مَعْمَرٌ عَنْ هَمَّامٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ.