Sahihu i Buhariut — Hadithi 1131

Namazi i natës · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtë e ka lajmëruar Amër ibn Dinari, e këtij i ka treguar Amër ibn Evsi se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Davudit ﷺ dhe agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit ﷺ. Ai flinte gjysmën e natës, pastaj falej një të tretën dhe flinte një të gjashtën, si dhe një ditë agjëronte e një ditë hante.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ، أَنَّ عَمْرَو بْنَ أَوْسٍ: أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ لَهُ:‏ ‏"‏أَحَبُّ الصَّلاَةِ إِلَى اللَّهِ صَلاَةُ دَاوُدَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - وَأَحَبُّ الصِّيَامِ إِلَى اللَّهِ صِيَامُ دَاوُدَ، وَكَانَ يَنَامُ نِصْفَ اللَّيْلِ وَيَقُومُ ثُلُثَهُ وَيَنَامُ سُدُسَهُ، وَيَصُومُ يَوْمًا وَيُفْطِرُ يَوْمًا‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1131