Sahihu i Buhariut — Hadithi 1132

Namazi i natës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdani më ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Eshathi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Mesruku tregon: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Cila vepër ka qenë më e dashur te Pejgamberi ﷺ? - Ajo që kryhet në vazhdimësi, - iu përgjigj ajo. - E kur zgjohej (për namaz nate)? - e pyeta. - Zgjohej kur e dëgjonte gjelin (këndimin e parë të gjelit gjatë natës), - tha ajo. Muhamed ibn Selami ka thënë: “Na ka rrëfyer Ebu Ahvasi, e ky nga Eshathi (i cili e ka përmendur në vazhdim senedin e njëjtë me atë paraprak, nga Aishja), e cila thotë: “Kur e dëgjonte gjelin, ngrihej dhe falej.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدَانُ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ أَشْعَثَ، سَمِعْتُ أَبِي قَالَ: سَمِعْتُ مَسْرُوقًا قَالَ: سَأَلْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَىُّ الْعَمَلِ كَانَ أَحَبَّ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ؟ قَالَتِ: الدَّائِمُ. قُلْتُ: مَتَى كَانَ يَقُومُ؟ قَالَتْ: يَقُومُ إِذَا سَمِعَ الصَّارِخَ. حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا أَبُو الأَحْوَصِ: عَنِ الأَشْعَثِ قَالَ: إِذَا سَمِعَ الصَّارِخَ قَامَ فَصَلَّى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1132