Sahihu i Buhariut — Hadithi 1134

Namazi i natës · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Zejd ibn Thabiti hëngrën syfyr së bashku. Pasi e përfunduan syfyrin, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe e falën namazin e sabahut. Katadja thotë: “E kam pyetur Enesin: “Sa kohë kishte mes syfyrit dhe namazit?” Ai tha: “Sa për t'i lexuar pesëdhjetë ajete.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا رَوْحٌ قَالَ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ وَزَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ - رضى الله عنه - تَسَحَّرَا، فَلَمَّا فَرَغَا مِنْ سَحُورِهِمَا قَامَ نَبِيُّ اللَّهِ ﷺ إِلَى الصَّلاَةِ فَصَلَّى‏.‏ قُلْنَا لأَنَسٍ: كَمْ كَانَ بَيْنَ فَرَاغِهِمَا مِنْ سَحُورِهِمَا وَدُخُولِهِمَا فِي الصَّلاَةِ؟ قَالَ: كَقَدْرِ مَا يَقْرَأُ الرَّجُلُ خَمْسِينَ آيَةً‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1134