Sahihu i Buhariut — Hadithi 1139

Namazi i natës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e këtij i ka rrëfyer Israili, e ky nga Ebu Husajni, e ky nga Jahja ibn Vethabi se Mesruku tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për namazin e natës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast më tha: “(I falte) shtatë, nëntë ose njëmbëdhjetë (rekate), pa i llogaritur dy rekate (sunet) të sabahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ قَالَ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ قَالَ: أَخْبَرَنَا إِسْرَائِيلُ، عَنْ أَبِي حَصِينٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ وَثَّابٍ، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: سَأَلْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - عَنْ صَلاَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِاللَّيْلِ‏.‏ فَقَالَتْ: سَبْعٌ وَتِسْعٌ وَإِحْدَى عَشْرَةَ سِوَى رَكْعَتَىِ الْفَجْرِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1139