Sahihu i Buhariut — Hadithi 114

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Jahja ibn Sulejman ibn Jahjai na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberin ﷺ e rëndoi shumë sëmundja (prej së cilës vdiq më pas), tha: “Më sillni një letër, t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni kurrë.” Omeri tha: “Pejgamberin ﷺ e kaploi agonia, ndërkohë ne e kemi Librin e Allahut, i cili na mjafton.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe krisi shamata. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Largohuni prej këtu , se nuk lejohet fjalosja në praninë time.” Ibn Abasi doli dhe tha: “Ç'fatkeqësi e madhe që, shkaku i kësaj (fjalosjeje), Pejgamberi ﷺ nuk e shkroi dot shkresën!”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ بْنُ يَحْيَى قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: لَمَّا اشْتَدَّ بِالنَّبِيِّ ﷺ وَجَعُهُ قَالَ: ‏"‏‏ائْتُونِي بِكِتَابٍ أَكْتُبُ لَكُمْ كِتَابًا لاَ تَضِلُّوا بَعْدَهُ‏"‏‏‏.‏ ‏ قَالَ عُمَرُ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ غَلَبَهُ الْوَجَعُ وَعِنْدَنَا كِتَابُ اللَّهِ حَسْبُنَا فَاخْتَلَفُوا وَكَثُرَ اللَّغَطُ‏.‏ قَالَ: ‏"‏‏قُومُوا عَنِّي، وَلاَ يَنْبَغِي عِنْدِي التَّنَازُعُ‏"‏‏‏.‏ ‏ فَخَرَجَ ابْنُ عَبَّاسٍ يَقُولُ: إِنَّ الرَّزِيَّةَ كُلَّ الرَّزِيَّةِ مَا حَالَ بَيْنَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَبَيْنَ كِتَابِهِ‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/114