Sahihu i Buhariut — Hadithi 1142

Namazi i natës · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë) : “Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!” Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet plot gjallëri dhe i hareshëm, në të kundërtën, gdhihet i brengosur dhe dembel.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ:‏ ‏"‏يَعْقِدُ الشَّيْطَانُ عَلَى قَافِيَةِ رَأْسِ أَحَدِكُمْ إِذَا هُوَ نَامَ ثَلاَثَ عُقَدٍ، يَضْرِبُ عَلَى مَكَانِ كُلَّ عُقْدَةٍ عَلَيْكَ لَيْلٌ طَوِيلٌ فَارْقُدْ، فَإِنِ اسْتَيْقَظَ فَذَكَرَ اللَّهَ انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ، فَإِنْ تَوَضَّأَ انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ، فَإِنْ صَلَّى انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ فَأَصْبَحَ نَشِيطًا طَيِّبَ النَّفْسِ، وَإِلاَّ أَصْبَحَ خَبِيثَ النَّفْسِ كَسْلاَنَ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1142