Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hyri (në xhami) dhe pa një litar të lidhur mes dy shtyllave, e në atë rast tha: - “Ç'është ky litar?'' - Është litari i Zejnebes: kur lodhet (në namaz), mbahet për të, - i thanë. - “Nuk bën kështu, zgjidheni! Secili prej jush le të falet aq sa mundet e, kur të lodheni, uluni .”
حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ صُهَيْبٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: دَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ فَإِذَا حَبْلٌ مَمْدُودٌ بَيْنَ السَّارِيَتَيْنِ فَقَالَ: " مَا هَذَا الْحَبْلُ؟" قَالُوا: هَذَا حَبْلٌ لِزَيْنَبَ فَإِذَا فَتَرَتْ تَعَلَّقَتْ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ، حُلُّوهُ، لِيُصَلِّ أَحَدُكُمْ نَشَاطَهُ، فَإِذَا فَتَرَ فَلْيَقْعُدْ".