Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Velidi, e ky nga Evzaiu, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani, e këtij i ka treguar Xhunade ibn Ebu Umeje se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “Atij që zgjohet natën dhe thotë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir. Elhamdulilah ve subhanallah ve la ilahe il-lallah, vallahu ekber. Ve la havle ve la kuvete ila bilah (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Falënderimi i takon Allahut dhe i Lartësuar qoftë Allahu! S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi. S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun ) , pastaj thotë: “O Allah, më fal mua ose lutet (për diçka) , i pranohet. E, nëse merr abdes dhe falet, i pranohet namazi i tij.”
حَدَّثَنَا صَدَقَةُ بْنُ الْفَضْلِ قَالَ: أَخْبَرَنَا الْوَلِيدُ، عَنِ الأَوْزَاعِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي عُمَيْرُ بْنُ هَانِئٍ قَالَ: حَدَّثَنِي جُنَادَةُ بْنُ أَبِي أُمَيَّةَ قَالَ: حَدَّثَنِي عُبَادَةُ بْنُ الصَّامِتِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَنْ تَعَارَّ مِنَ اللَّيْلِ فَقَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ، وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ. الْحَمْدُ لِلَّهِ، وَسُبْحَانَ اللَّهِ، وَلاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ، وَلاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ. ثُمَّ قَالَ: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي. أَوْ دَعَا اسْتُجِيبَ، فَإِنْ تَوَضَّأَ وَصَلَّى قُبِلَتْ صَلاَتُهُ".