Sahihu i Buhariut — Hadithi 1166

Namazi i natës · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke ligjëruar në hutbe, ka thënë: “Nëse dikush prej jush vjen (në xhami) kur imami është duke ligjëruar, - ose ka thënë: ka dalë për hutbe, - le t'i falë dy rekate.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ قَالَ: أَخْبَرَنَا عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ يَخْطُبُ:‏ "‏‏ إِذَا جَاءَ أَحَدُكُمْ وَالإِمَامُ يَخْطُبُ ـ أَوْ قَدْ خَرَجَ - فَلْيُصَلِّ رَكْعَتَيْنِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1166