Abdullah ibn Omeri ka thënë: “Hafsa, motra ime (Allahu qoftë i kënaqur me të!), më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate të shkurtra pas agimit. Gjatë kësaj kohe (para agimi) nuk hyja te Pejgamberi ﷺ.” Ibn Ebu Zinadi transmeton nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu (e ky nga Ibn Omeri se ka thënë: (Dy rekate) pas jacisë te familja e tij (në vend të: në shtëpinë e vet). Transmetimin e Ubejdullahut nga Nafiu hadithin paraprak e ka fuqizuar Kethir ibn Ferkadi dhe Ejubi nga Nafiu.
وَحَدَّثَتْنِي أُخْتِي، حَفْصَةُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يُصَلِّي سَجْدَتَيْنِ خَفِيفَتَيْنِ بَعْدَ مَا يَطْلُعُ الْفَجْرُ، وَكَانَتْ سَاعَةً لاَ أَدْخُلُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فِيهَا. وَقَالَ ابْنُ أَبِي الزِّنَادِ عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ عَنْ نَافِعٍ: بَعْدَ الْعِشَاءِ فِي أَهْلِهِ. تَابَعَهُ كَثِيرُ بْنُ فَرْقَدٍ وَأَيُّوبُ عَنْ نَافِعٍ.