Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Jezid ibn Ebu Habibi se Merthed ibn Abdullah Jezeniu ka thënë: “Shkova tek Ukbe ibn Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: - A të të tregoj diçka për Ebu Temimin, që do të të çuditë? Ai i fal dy rekate para namazit të akshamit. - Kështu i falnim edhe ne në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, - m'u përgjigj Ukbe. - Po tani, pse nuk i fal? - e pyeta. - Për shkak të angazhimeve, - tha ai.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَزِيدَ قَالَ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي أَيُّوبَ قَالَ: حَدَّثَنِي يَزِيدُ بْنُ أَبِي حَبِيبٍ قَالَ: سَمِعْتُ مَرْثَدَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ الْيَزَنِيَّ قَالَ: أَتَيْتُ عُقْبَةَ بْنَ عَامِرٍ الْجُهَنِيَّ فَقُلْتُ: أَلاَ أُعْجِبُكَ مِنْ أَبِي تَمِيمٍ؟ يَرْكَعُ رَكْعَتَيْنِ قَبْلَ صَلاَةِ الْمَغْرِبِ. فَقَالَ عُقْبَةُ: إِنَّا كُنَّا نَفْعَلُهُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قُلْتُ: فَمَا يَمْنَعُكَ الآنَ؟ قَالَ: الشُّغْلُ.