Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk merret rrugë, duke pasur për qëllim madhërimin e një vendi, përveçse në tri xhamitë: 1. Xhaminë e Shenjt ë (Qabenë) , 2. Xhaminë e Pejgamberit ﷺ, 3. Xhaminë Aksa.”
حَدَّثَنَا عَلِيٌّ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لاَ تُشَدُّ الرِّحَالُ إِلاَّ إِلَى ثَلاَثَةِ مَسَاجِدَ: ١. الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ، ٢. وَمَسْجِدِ الرَّسُولِ ﷺ، ٣. وَمَسْجِدِ الأَقْصَى".