Ahmed ibn Ebu Bekër Ebu Musabi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ibrahim ibn Dinari, e ky nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Thashë: “O i Dërguari i Allahut!, unë po dëgjoj prej teje hadithe të shumta, mirëpo po i harroj.” Pejgamberi ﷺ më tha: “Shtroje rrobën (në tokë) .” Pasi e shtrova, Pejgamberi ﷺ bëri sikur po mbushte diçka me duar, pastaj më tha: “Vishe!” Që kur e kam veshur, nuk kam harruar asgjë.” Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Ibn Ebu Fudejku (dhe shton se) ose ka thënë: “(sikur) po mbushte diçka me duar në të.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ أَبُو مُصْعَبٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ دِينَارٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي ذِئْبٍ، عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي أَسْمَعُ مِنْكَ حَدِيثًا كَثِيرًا أَنْسَاهُ. قَالَ: "ابْسُطْ رِدَاءَكَ". فَبَسَطْتُهُ. قَالَ: فَغَرَفَ بِيَدَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "ضُمُّهُ". فَضَمَمْتُهُ فَمَا نَسِيتُ شَيْئًا بَعْدَهُ. حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي فُدَيْكٍ بِهَذَا أَوْ قَالَ: غَرَفَ بِيَدِهِ فِيهِ.