Sahihu i Buhariut — Hadithi 1194

Vlera e namazit në Xhaminë e Mekës dhe Medinës · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vente në Kuba këmbas ose hipur në mjet udhëtimi. (Në një transmetim tjetër) Ibn Numejri ka shtuar: “Na ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu (e ky nga Ibn Omeri i cili ka thënë) : “Aty (Pejgamberi ﷺ) i falte dy rekate.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَأْتِي قُبَاءً رَاكِبًا وَمَاشِيًا‏.‏ زَادَ ابْنُ نُمَيْرٍ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ نَافِعٍ: فَيُصَلِّي فِيهِ رَكْعَتَيْنِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1194