Sahihu i Buhariut — Hadithi 1197

Vlera e namazit në Xhaminë e Mekës dhe Medinës · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku se Kazeja, i çrobëruari i Zijadit, tregon: “E kam dëgjuar Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i përmendur prej Pejgamberit ﷺ katër gjëra, të cilat më pëlqenin dhe më ngazëllenin. Ai ka thënë: 1. “Gruaja të mos udhëtojë në largësi prej dy ditësh, përveçse me burrin ose kujdestarin e saj; 2. Të mos agjërohen dy ditë: dita e Bajramit të Fitrit dhe ajo e Kurbanit; 3. Pas dy namazeve nuk ka namaz (vullnetar) : pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli, si dhe pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë; 4. Nuk lejohet udhëtimi enkas për madhërimin e një vendi, përveç në tri xhamitë: Xhaminë e Qabesë, Xhaminë Aksa dhe xhaminë time.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ: سَمِعْتُ قَزَعَةَ، مَوْلَى زِيَادٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - يُحَدِّثُ بِأَرْبَعٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فَأَعْجَبْنَنِي وَآنَقْنَنِي قَالَ: ١. "لاَ تُسَافِرِ الْمَرْأَةُ يَوْمَيْنِ إِلاَّ مَعَهَا زَوْجُهَا أَوْ ذُو مَحْرَمٍ. ٢. وَلاَ صَوْمَ فِي يَوْمَيْنِ: الْفِطْرِ وَالأَضْحَى، ٣. وَلاَ صَلاَةَ بَعْدَ صَلاَتَيْنِ: بَعْدَ الصُّبْحِ حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ، وَبَعْدَ الْعَصْرِ حَتَّى تَغْرُبَ، ٤. وَلاَ تُشَدُّ الرِّحَالُ إِلاَّ إِلَى ثَلاَثَةِ مَسَاجِدَ: مَسْجِدِ الْحَرَامِ وَمَسْجِدِ الأَقْصَى وَمَسْجِدِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1197