Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, kur i jepnim selam Pejgamberit ﷺ teksa ishte në namaz, na e kthente. Mirëpo, kur u kthyem prej Nexhashiut, i dhamë selam, por nuk na e ktheu. Pastaj (pas namazit) na tha: “Namazi është angazhim më vete.” [1] Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Mensuri, e këtij i ka treguar Hurejm ibn Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu, e ky nga Pejgamberi ﷺ, ngjashëm.
حَدَّثَنَا ابْنُ نُمَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ قَالَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا نُسَلِّمُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَهُوَ فِي الصَّلاَةِ فَيَرُدُّ عَلَيْنَا، فَلَمَّا رَجَعْنَا مِنْ عِنْدِ النَّجَاشِيِّ سَلَّمْنَا عَلَيْهِ فَلَمْ يَرُدَّ عَلَيْنَا وَقَالَ: "إِنَّ فِي الصَّلاَةِ شُغْلاً". حَدَّثَنَا ابْنُ نُمَيْرٍ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: حَدَّثَنَا هُرَيْمُ بْنُ سُفْيَانَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ نَحْوَهُ.