Sahihu i Buhariut — Hadithi 1209

Veprimet në namaz · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I shtrija këmbët në kiblën (sexhden) e Pejgamberit ﷺ teksa falej. Kur donte të binte në sexhde, më prekte, andaj unë i tërhiqja. Kur ngrihej, i shtrija sërish.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي النَّضْرِ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كُنْتُ أَمُدُّ رِجْلِي فِي قِبْلَةِ النَّبِيِّ ﷺ وَهُوَ يُصَلِّي، فَإِذَا سَجَدَ غَمَزَنِي فَرَفَعْتُهَا، فَإِذَا قَامَ مَدَدْتُهَا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1209